Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se forcat ruse kanë rrethuar shumë qytete në Ukrainë. Më tej, ata shtojnë se janë shënuar shumë dëme të madha, sidomos në infrastrukturë.
Deklarata është dhënë nga zëdhënësi, Ned Price i cili nuk specifikoi se cilat qytete ukrainase janë të rrethuara. Price akuzoi qeverinë ruse për sulmet e bëra.
Ai shtoi se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës i kanë lënë banorët pa ujë, energji elektrike, ushqime dhe ilaçe. Shumë njerëz, shtoi Price, nuk kanë mundur të shpëtojnë si rezultat i “bombardimeve të pamëshirshme”.
Në një përditësim të veçantë të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po angazhon “një numër të shtuar” forcash për të rrethuar qytetet ukrainase.
“Kjo do të zvogëlojë numrin e forcave të disponueshme për të vazhduar përparimin e tyre dhe do të ngadalësojë më tej përparimin rus,” tha Ministria e Mbrojtjes.