-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’ka marrëveshje në Turqi! Ministri ukrainas: Bëra çmos me Lavrovin, por vendos Putin

Kryesoret

Sot në Antalia të Turqisë u zhvillua takimi i ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Dy palët nuk arritën një marrëveshje për armëpushim total, por vetëm vazhdimin e korridoreve humanitare.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se “është trajtuar çështja e armëpushimit 24-orësh për çështje humanitare, por ne nuk kemi bërë përparim. Duket se të tjerët vendosin në Rusi” tha ai, referuar Putinit.

Sergej Lavrov tha se “Kemi pasur konfirmim se nuk kemi alternativa”. Kryediplomati rus u shpreh më tej se negociatat kryesore janë ato të zhvilluara në Bjellorusi.

“Këto kontakte nuk mund të përdoren për të zëvendësuar ose zhvlerësuar negociatat e mëdha në territorin bjellorus. Ne jemi për zgjidhjen e problemeve por kemi pasur konfirmimin se nuk kemi alternativa” tha ai.

Ministri ukrainas tha se është gati për t’u takuar sërish me homologun rus. “Unë jam gati të takoj Lavrovin përsëri nëse ka perspektiva konkrete.

Ne nuk kemi bërë përparim në armëpushimin, megjithëse kam bërë çmos për të gjetur një zgjidhje diplomatike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit