Të gjithë pacientëve që janë trajtuar në Repartin e Toksikologjië për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike do t’u pezullohet leja e drejtimit dhe do ti nënshtrohen testimeve për të parë nëse janë ende përdorues droge apo jo.
Kjo nismë pritet të finalizohet së shpejti mes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas rrugorëve, identifikimi i përdoruesve të drogës në timon pritet që të ulë rrezikun për qytetarët si pasojë e aksidenteve.
Testimeve do ti nënshtrohen edhe drejtuesit e dehur në timon. Për 10 ditët e para të muajit Mars deri më tani janë regjistruar 47 aksidente me 7 të vdekur. Në këto ditë janë vendosur mbi 21 mijë gjoba, ndërsa janë arrestuar 48 persona në gjendje të dehur.