Rritja e çmimit të naftës ka sjellë rritjen zinxhirë të të gjitha çmimeve. Qytetarët kërkojnë që qeveria të reflektojë pasi kosto e jetesës në vend është bërë e papërballueshme madje dje u mbajt një protestë para kryeministrisë dhe është njoftuar që protestat do të vijojnë edhe sot.
Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama ende nuk është i bindur për të ndërhyrë në zbutjen e ndikimit në rritjen e çmimeve. Madje ai paralajmëroi dje edhe për energjinë, duke shtuar se në bursa po shtrenjtohet çmendurisht energjia.
Po çfarë mendojnë deputetët?
Ish ministri i infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri aktualisht deputet dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së është i të njëjtit mendim me planin e qeverisë për kursim dhe lëvizjen sa më pak me makinë.
“Unë përdor biçikletë” u tha ai gazetarëve të cilët e pyetën para se të hynte në Kuvend.
Ndërsa deputeti Fatmir Xhafaj, ashtu si Erion Braçe thotë se “qeveria duhet të marrë masa për rritjen e çmimit të naftës”.