Njësia Speciale Intervenuese po trajnohet nga Forcat Operative Speciale të Ushtrisë Amerikane, si pjesë e një angazhimi ushtarak dy palësh në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës.
Kjo është Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, e gatshme për ndërhyrje në ndihmë të qytetarëve në çdo situatë.
Ekipi i KosovaPress-it e ka ndjekur nga afër trajnimin dhe sjellë pamjet e disa prej stërvitjeve që janë realizuar sot.
Ndërsa amerikanët kanë thënë se po qëndrojnë të fortë pranë aleatëve në Kosovë.
“Ne jemi këtu me forcat e njësisë speciale që po trajnohen me partnerët tanë këtu në Kosovë si pjesë e një angazhimi ushtarak dypalësh midis SHBA-së dhe Kosovës. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu duke qëndruar të fortë pranë aleatëve tanë këtu në Kosovë dhe duke u stërvitur me partnerët tanë”.
Njësia Speciale Intervenuese e cila sivjet ka shënuar 15 vjet që nga themelimi, është e pajisur me armatim dhe pajisje speciale.