-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Askush nuk i bashkohet, i riu proteston i vetëm në Prishtinë për çmimet

Kryesoret

Përparim Ramuka, qytetar nga Ferizaj, ka protestuar i vetëm kundër rritjes së çmimeve të disa prej produkteve bazë ditëve të fundit.

Protestën e mbajti para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe tha se arsyeja përse ka dalë i vetëm, është se nuk ka parë interesim nga qytetarët që të protestohet.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kundër rritjes së çmimeve.

“Sot kam dalë me protestuar kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të ndryshme ushqimore. Kjo protestë është protestë paqësore e cila për mua është shumë me vend për arsye që çdo qytetar i Kosovës duhet të protestojë për rritje të çmimeve. Unë kam dalë për arsye se këto çmime ndikojnë në ekonominë familjare timen po ashtu edhe të qytetarëve tjerë. Po e kam një grup me 170 anëtarë, i kam ftuar por nuk iu është përgjigjur askush. Unë do të protestojë që nga sot deri të dielën nga ora 12:00 deri në ora 15:00”, ka thënë Ramuka per Ekonomia Online.

“Në mëngjes erdha rreth orës 10:00. Një polic mu drejtua se do t’ju arrestojë nëse bërtisni ose diçka tjetër, por unë nuk do të ndalem së protestuari, për arsye që protesta është e drejtë e imja themelore”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit