-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha përballë dorëheqjes, kërkon një shans të fundit

Kryesoret

E shtuna pritet të sjellë një përballje tjetër të Lulzim Bashës me deputetët që i kërkojnë dorëheqjen. Basha ka thirrur në orën 11:00 të paradites mbledhjen e grupit parlamentar në selinë blu, për të diskutuar mbi situatën e krijuar pasi në zgjedhjet e 6 Marsit Partia Demokratike doli forcë e tretë.

Pjesa dërrmuese e deputetëve, që më herët ishin rreshtuar krah tij, përfshi edhe dy nënkryetarët e dorëhequr Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, i kanë kërkuar Bashës edhe publikisht dorëheqjen.

Ata e bëjnë Bashën përgjegjës për disfatën ne zgjedhjet e pjesshme, më e rënda në historinë e Partisë Demokratike.

Por deputetët duket se nuk do të mjaftohen vetëm me kërkesat verbalë drejtuar Bashës. Ata do ta paraqesin kërkesën e tyre për dorëheqje edhe në forumet e partisë.

Lulzim Basha, nga ana tjetër, pritet t’u kërkojë sërish të reflektojnë dhe të analizojnë shkaqet e humbjes. Por në këtë qëndrim ai mbështetet vetëm nga kandidatët humbës të 6 Marsit dhe disa deputetë të rrethit të tij të ngushtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit