Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit.
Në njoftimin e ASK-së indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 7.5% në muajin shkurt në krahasim me muajin shkurt 2021.
Megjithatë, indeksi i i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.1% në muajin shkurt të këtij viti në krahasim me muajin janar.
ASK-ja ka bërë të ditur se ngritje të çmimeve ka pasur tek produktet si buka, drithërat, mishi, qumështi, vezët, vaji, frutat dhe perimet.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 7.5 për qind në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin shkurt 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te: bukë dhe drithëra (15.7%); mish (8.6%); qumësht, djathë dhe vezë (11.1%); vajra dhe yndyra ushqimore (32.1%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (11.3%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (6.5%); kafe, çaj dhe kakao (12.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga frutat dhe perimet (3.9%); duhan (4.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4.1%); energji elektrike (12.3%)”, thuhet në njoftim.