Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku paralajmëroi nisjen nesër të kontrollit në terren për furnizuesit e karburantit në Shqipëri nëse e kanë respektuar ligjin për rezervën e sigurisë për 90 ditë.
Nëse kjo nuk është plotësuar, Balluku i paralajmëroi me gjoba të majme. Gjithashtu do të kufizohet edhe eksporti.
“Nëse nuk respektohet masa për rezervat e sigurisë gjoba është deri në 50% e sasisë së produktit që mungon.
Ne do të nisim verifikimet në terren duke nisur nga nesër që do të ngrihet bordi. Unë do të jem në dispozicionin tuaj për të qenë në kontakt për gjithçka do të deklaroni për rezervat e sigurisë.
Bordi do të vendosë edhe për eksportin, për volumin dhe jo çmimin. Duke sanksionuar rezervën e sigurisë do të jeni të detyruar të rishikoni kontratat e eksporteve që keni. Ju fola për sanksionet.
Në këtë rast kur jemi në gjendje lufte, nuk do të jenë vetëm financiare, por detyrim shërbimi. Si për energjinë” tha ajo.