-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbushen burgjet, 30 protestues në qeli, qytetari: Vajzën e futën brenda pse shau shefin

Kryesoret

30 qytetarë janë arrestuar në të gjithë vendin për protestat e zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë, Shkodër, Durrës, Mirditë, Lushnje dhe qytete të tjera për rritjen e çmimeve. 95 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 15 janë në kërkim.

Qytetarët akuzohen për organizim dhe manifestime të paligjshme, bllokim të qarkullimit, prishje të qetësisë publike dhe mosbindje ndaj policisë. Ditën e sotme përpara drejtorisë së policisë së Tiranës një grup qytetarësh kërkuan lirimin e të arrestuarve.

Një vajzë është brenda vetëm pse kishte sharë shefin. Ky është presion psikologjik që të largohemi nga protesta. Për ne këta janë të arrestuar politikë. Kjo është një protestë politike sepse ka të bëjë me vendimmarrje politike.

Rama kërcënon me një gjuhë dhe thotë do të bëjmë gjithçka, po dje pse ngritën “duart lart” dhe tha nuk bëjmë dot asgjë. Ai flet si sulltan dhe ne nuk duhet ta lejojmë” thanë disa nga qytetarët.

Bilanci i arrestimeve për protestat dje

Tiranë

23 të arrestuar

23 të proceduar

1 në kërkim

Elbasan

7 të proceduar

Mirditë

5 të arrestuar për bllokimin e Rrugës së Kombit

13 persona në kërkim

Lushnje

7 të proceduar për bllokimin e rrugës te “Kryqëzimi i Plugut”

Shkodër

8 të proceduar

1 në kërkim

Durrës

2 të arrestuar

50 të proceduar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit