Ka nisur protesta për uljen e çmimeve në ditën e tretë radhazi para Kryeministrisë. Ashtu siç ishte planifikuar në orën 17.00 qytetarët janë mbledhur nga të gjitha cepat e vendit për të ngritur zërin për krizën ekonomike të formuar aktualisht në vend.
Një foto e kapur nga pamjet e protestës, ku shihet kryefamiljari që me4 vete në protestë ka marr dhe fëmijën e vogël me karrocë. Në fakt nuk është hera e parë që fëmijët janë bërë pjesë të kauzave të tilla.
“Çmimet e larta nuk njohin moshë, ato i prekin të gjithë,” është shprehur babi i fëmijës.











