Agjencia e OKB-së për migracionin raporton se deri më sot më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Nga totali, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se 116,000 ishin shtetas të vendeve të treta. Shumica e refugjatëve, rreth 1.5 milionë njerëz, kanë ikur në Poloni.
Zyrtarët në Varshavë, ku kanë mbërritur rreth 300,000 refugjatë, u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të bëjnë më shumë për të ndihmuar ukrainasit.
Monika Beuth-Lutyk, një zëdhënëse e kryebashkiakut të Varshavës, tha për Sky News: “Unë mendoj se ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë. Problemi i vërtetë është para nesh.”
E pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar duhet të bëjë më shumë, ajo tha: “Kam frikë se ky është vetëm fillimi – kështu që mendoj se sot mund të mendoni për ofertën tuaj për ta nëse mund të ofroni diçka për ta që do të ishte vërtet e mirëpritur”.