Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se operacioni i tyre në Ukrainë po kryhet me sukses, pavarësisht pretendimeve të liderëve perëndimorë se ushtria ruse ka hasur në pengesa dhe rezistencë të paplanifikuar
“Gjithçka po shkon sipas planit, ne ju raportojmë këtu çdo ditë këtë javë”, i tha Shoigu presidentit rus Vladimir Putin në një takim të Këshillit të Sigurimit të transmetuar në televizion të premten.
Shoigu pohoi gjithashtu se ushtria ruse ka marrë mbi 16 mijë aplikime nga vullnetarë në Lindjen e Mesme që duan t’i bashkohen luftës në Ukrainë.
“Ne marrim një numër të madh aplikimesh nga të gjitha llojet e vullnetarëve nga vende të ndryshme, të cilët dëshirojnë të vijnë në Republikat Popullore të Luhansk-ut dhe Donetsk-ut për të marrë pjesë në atë që ata e konsiderojnë si lëvizje çlirimtare”, tha ndër të tjera ai.
Gjithashtu ai i kërkoi Putin-it më shumë armë për të armatosur rajonet separatiste të Donbas-it – në veçanti, sistemet e mbrojtjes ajrore, duke përfshirë MANPADS, së bashku me lëshuesit e lehtë të raketave antitank.