-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“2018-ta e dytë”, studentët: Çet Kastrati, Samir Mane dhe Salillari po na marrin shpirtin

Kryesoret

Nga Universiteti Bujqësor, një grup studentësh të mbështetur edhe nga qytetarë të ndryshëm fillimisht marshimin e ndalën përpara ministrisë së Arsimit.

Protesta u nis për rritjen e çmimeve, por më pas lista u zgjerua duke u rikthyer te kërkesat e vitit 2018 që tronditën qeverinë Rama. ”2018-ta e dytë është shumë afër” paralajmëroi një studente.

Çmimet kanë shkuar aty ku nuk mban më” tha një tjetër studente. “Ministria e Arsimit është fajtore për shkatërrimin e arsimit në Shqipëri. Kjo nuk është ministria e Arsimit, nuk është ministria e jonë, por e turpit”.

Në 2018-ën Rama na tha se jemi ngelësa, po tani që po protestojmë për çmimet, cfarë jemi; varfanjakë, pabuksa, apo lapera?”.

Në shënjestër vendosën edhe disa prej biznesmenëve në vend duke i cilësuar oligarkë që po u marrin shpirtin.

“Ne duam të protestojmë për të drejtat tona, e kemi me atë maskarain në krye të qeverisë dhe oligarkët që na kanë marrë shpirtin, Çet Kastrati, Samir Mane dhe Salillarin.

Nuk po na lënë të marrim frymë, as ne dhe as juve” tha një student i irrituar me realitetin në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit