-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Zhvillime ‘pozitive’ në bisedimet Ukrainë-Rusi

Kryesoret

Sipas presidentit rus Vladimir Putin, ka pasur zhvillime “pozitive” në negociatat midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas.

“Ka disa ndryshime pozitive pasi negociatorët nga ana jonë sipas informatave” tha Putin udhëheqësit bjellorus Alexander Lukashenko  një aleat kryesor rus  në një takim në Moskë.

Ka pasur tre raunde negociatash midis ekipeve negociuese të dy palëve në kufirin Ukrainë-Bjellorusi – dhe të enjten ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë u takuan për bisedime në Turqi.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete nga bisedimet.

Putin trajtoi gjithashtu çështjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke sugjeruar se ato mund të kenë një efekt pozitiv në vend.

“Këto janë kohë mundësish për të ecur drejt forcimit të sovranitetit tonë ekonomik dhe teknologjik,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit