-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 5 mijë litra vaj sekuestrohen në Rahovec, s’kishin dokumentacionin

Kryesoret

Në komunën e Rahovecit, Inspektoriati i Tregut ka konfiskuar 4 mijë e 676 litra vaj për të cilat nuk dihej se nga e kishin origjinën dhe ishin pa dokumentacion.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Inspektoriatit, Nora Boshnjaku e cila ka thënë se këto veprime përbëjnë mashtrim të konsumatorit dhe praktike të padrejtë tregtare.

“Drejtoria e Inspektoratit, Inspektorati i Tregut, po inspekton intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale, siç janë vaj ushqimor, mielli, sheqeri e të tjera.Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Boshnjaku.

Ajo ka ftuar qyetarët që për cdo mashtrim të bërë nga marketet të njoftojnë departamentin për mbrojtjen e konsumatorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit