I dërguari i Rusisë në OKB ka reaguar ndaj gjetjeve të organizatës se nuk ka prova të armëve biologjike që janë zhvilluar në Ukrainë.
Vasily Nebenzya ka dështuar të paraqesë asnjë provë të pretendimeve të tij se Ukraina ka krijuar armë biologjike, për të cilat shefja e çarmatimit të OKB-së, Izumi Nakamitsu tha se nuk mund të gjente prova.
Ai u tha delegatëve se “zhvillimi ushtarak është një ndërmarrje sekrete dhe të përfshirët nuk i raportojnë zonjës Nakamitsu për këtë”.
“Shumë prej jush thanë se nuk jeni në dijeni të programeve ushtarake në Ukrainë, kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistonin në fakt,” shtoi ai.