Në Korçë, studentëve u janë bashkuar në protestë edhe qytetarët që kanë marshuar në qytet. “Do të vijojmë pa u ndalur” tha njëri prej tyre. “Të ulen çmimet se nuk e përballojmë dot” tha një tjetër.
“Ngelëm në këtë vend, por nuk po ikim dot” tha një tjetër i penduar. “Ai (Rama) del dhe thotë kemi taksat më të ulëta në rajon. Këtë nuk e ha njeri” u shpreh i irrituar një tjetër qytetar korçar.
Në një moment tensioni me policinë u përfshi deputeti demokrat Edmond Spaho që iu bashkua protestës. “Mos më prek me dorë. Ju lutem, mos më dorë. Kam të drejtë të protestoj” i kërkoi Spaho efektivit të policisë që i kërkoi të mos bllokonte rrugën.
Protesta po zhvillohen edhe në Tiranë, Lushnje dhe qytete të tjera të vendit.