Protestës së fermerëve dhe studentëve, sot i janë bashkuar edhe taksistët që kanë zhvilluar një tubim përpara Kryeministrisë. Shoqata me 3700 taksisë në të gjithë i kërkon kryeministrit Edi Rama plotësimin e tre pikave; e para heqja e akcizës për karburantin, pasi kjo do të trefishojë çmimin për qytetarët. Gjithashtu taksistët kërkojnë që të mos jepen më licenca dhe të ndryshohet udhëzimi që të marrin pasagjerë edhe në kthim.
“Sindikata organizon një protestë qytetare. Ju lutem të zbatojmë rregullat dhe ligjet të mos bllokojmë as rrugë dhe qëllimi të arrihet deri në fund.
Sot shoqata kërkon tre pika; ngritja e karburanteve, kjo është shumë e vështirë për arsye të punës sonë dhe shërbimi prandaj i kërkojmë zotit kryeministër dhe në kohën e pandemisë të gjithë morën 40 mijë lekë ne morëm 26 mijë lekë dhe na përjashtoi nga fiskalizimi dhe sot i kërkojmë të hiqet akciza për taksitë duke hequr 130 lekë për naftën dhe do të shërbejmë më lirë për popullin, pasi nuk del kostoja.
Ose populli do të paguajë trefish më shumë. Shërbimi urban nga 20 lekë e çoi 80 lekë, kurse ne jo. Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit 2009 ku thuhet liberalizimi i licencës taksi që na ka degraduar komplet.
Cdo qytetar mund të blejë një makinë dhe dalë taksi. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Dhe e treta është heqja e pikës 11, sikur ne jemi autobusë. Ne mund të dërgojmë një person në Durrës dhe të kthehemi bosh. Kemi hasur vështirësi edhe me familjet tona” tha ai.