Ushtria ruse ka bombarduar një spital psikiatrik pranë qytetit Izyum. Ende nuk dihet numri i viktimave.
Mësohet se në spital ishin të shtruar rreth 330 pacientë, ndërsa vetëm 73 prej tyre janë evakuuar.
Kujtojmë se gjatë natës Rusia bombardoi dhe dy qytete të tjera në perëndim, që më parë nuk ishin shënjestruar, ndërsa bëhet fjalë për Dnipro dhe në Lutsk si dhe Ivano-Frankivsk.









