-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Paketa e Maleve për të zgjidhur konfliktet e pronësisë dhe për të mbështetur agro-turizmin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të agro-turizmit në Tiranë, ku diskutoi për nismën e qeverisë për “Paketën e Maleve”, një iniciativë që ka për qëllim t’i japë drejtim një problemi të madh që lidhet me ligjin 7501 për pronësinë e tokës.

“Paketa e Maleve lindi nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, ligji 7501 dhe konflikti me këtë ligj që ka prekur shumë familje në disa zona të caktuara kryesisht në veri dhe verilindje. Këta njerëz nuk e kanë njohur 7501 si një instrument të vlefshëm për tokën, nuk kanë marrë asnjë lloj certifikate dhe kanë rindarë tokën pas regjimit mbi bazën e kufijve të vjetër dhe nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin. Këta njerëz e kanë të pamundur të kenë akses në financa,” tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se paketa synon të ofrojë mundësi për ata që kanë toka dhe dëshirojnë t’i zhvillojnë, duke i lejuar ata të aplikojnë pranë bashkisë për projektet e tyre. “Paketa e Maleve nuk është për investitorët e mëdhenj dhe nuk është për të dhënë territore për zhvillim. Ajo është për ata që kanë një projekt në tokën e tyre dhe nuk kanë mundësi ta zhvillojnë për shkak të konflikteve të pronësisë. Të gjithë ata që kanë pasuri dhe dëshirojnë ta zhvillojnë mund të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky ligj,” u shpreh Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit