Prej orës 11:00 përballë Kryeministrisë po zhvillohet protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve. Shtatë janë kërkesat e protestuesve që i vendosën ultimatum deri në 14 mars.
“Në lidhje me kërkesat, ne i kemi thënë, por nuk na kanë dëgjuar. Ata kanë krijuar një komitet dhe janë mbledhur si gosti atje.
Ne kërkojmë; hetim, çmim tavan, heqje taksash, thyerje monopolesh, diversifikim burimesh, kontroll mbi burimet, të aktivizohet një kompani publike që i shërben qytetarëve direkt, ne e kemi shtetin privat, ky nuk mund të shkatërrojë shtetin.
Kërkesat janë thjeshta, nëse nuk i kuptojnë, Dita e Verës do të bëhet dita e ferrit për ata” tha njëri prej qytetarëve në protestë.









