Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme dhe për aleancën Berisha-Meta.
Sa i përket Partisë Demokratike, ai tha se ajo është dhe do të mbetet thjesht një kusur në politikë, ndërsa opozita e vërtetë për të janë sfidat që i dalin gjatë qeverisjes.
“Unë tani jam mësuar që mua opozita më shfaqet në formë shumë më sfiduese, më vjen në formën e tërmetit, pandemisë, luftës dhe krizës dhe sot opozita më e madhe që unë shpresoj që unë ta mundim është kriza energjitike.
Kjo është beteja më e madhe. Pjesë e kësaj beteje është edhe mbrojtja e atyre që kanë nevojë për mbrojtje. Për ata që shajnë e mallkojnë në emër të popullit, më vjen keq por duhet të presin edhe pak. Jam këtu për indeksimin e pensioneve, mund të shkojmë në mbi gjysmë milion njerëz që do i japim lekët në dorë, për fermerët, për ata që përdorin atobusi, për ata me paga 40 mijë lekë.
Për këta jam unë, dhe kjo është opozita ime, të tjerët janë si thoshim një nga batutat e bordurave kur dilnin xhiro çunat e Tironës: ‘Këtë e kemi për kusur'”, tha Rama.
Aleanca Meta-Berisha ?
Rama: Si rrushi që shef rrushin dhe piqet bashkë me rrushin ..