Analisti Janusz Bugajski shprehet se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO.
Këtë koment e bëri përmes një reagimi nëshkrimin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak në Twitter, ku ky i fundit njoftoi se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet nga Kosova dhe Serbia për ta gjetur mirëkuptimin çështjen e targave.
Ndërsa Bugajski i ka replikuar atij duke thënë se negocimi për targa derisa Ukraina po digjet dhe regjimet ruse e serbe po e destabolizojnë Evropën duhet të jetë një shaka.
“Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkroi Bugajski.