-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hap pas do të thotë dorëheqje”, Agalliu: Bashkimi përtej interesave personale të Bashës dhe Berishës

Kryesoret

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu ditën e sotme ka reaguar mbi situatën në Partinë Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se Shqipëria ka nevojë urgjente për opozitën e munguar.

Gjithashtu është shprehur se rënia e ndjeshme nga 50 në 25 % e opozitës në zgjedhjet e 6 marsit sipas Agalliut sollën nevojën e një ristrukturimi të domosdoshëm.

Në fund të fjalës së tij ai e vë theksin vetëm tek një zgjidhje , bashkimi, të cilin e konsideron përtej interesave të lidershipit të PD Basha dhe Shtëpisë së Lirisë.

“Hap pas do të thotë dorëheqje!
Partia Demokratike dhe e gjithë opozita, në këto muaj i është larguar elektoratit dhe qytetarit duke u marrë me problemet e brendshme. Zgjedhjet në 6 Mars 2022 treguan tkurrjen e opozitës nga rreth 50% në rreth 25%. Kjo situatë është e pa pranueshme jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët! Shqipëria ka nevojë imediate për opozitë. Që prej 9 Shtator 2021, energjitë e harxhuara nga e gjithë opozita duke u marrë me vetveten ishin të jashtëzakonshme, madje më tepër se në fushatë. U thanë aq shumë, sa të vërteta dhe të pa vërteta, u hodh aq baltë dhe vrerë mes demokratëve aq sa populli na braktisi.

Humbi PD, humbi ShL, humbi opozita. Ka vetem një zgjidhje që është bashkimi. Bashkimi përtej interesave personale të lidershipit të PD dhe ShL.
Sot duhet një hap pas nga gjithësecili për ti shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim”, shkruan Agalliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit