Kryeministri Edi Rama e cilësoi të turpshme protestën e zhvilluar sot në Tiranë për rritjen e çmimeve. Ai tha se qeveria sot paguan 80% të faturës së energjisë elektrike për cdo familje dhe biznes të vogël. Edi Rama tha se ulje takash nuk do të ketë.
“Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Europës ku protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Rritja e çmimit të naftës është pasojë e luftës, këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë.
Me çmimin e rritur përtej cdo imagjinate, qeveria i bie të paguajë thuajse 80% të faturës së energjisë suaj në cdo familje dhe biznes. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. Në emër të cilit popull proteston me një gjuhë vulgare dhe një gjuhë të obubushme që kërkon heqjen e taksave të naftës. Pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit dhe vendosja e tregut të lirë këta akuzojnë qeverinë për rritje çmimesh.
Taksat e naftës që do të hiqen dhe këtë nuk ka protestë që e zhbën. Taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Do ta fusin mirë në kokë ata që flasin pa u informuar se ato 650 mln euro që duhet ti paguajmë deri në fund të vitit për të mos ngarkuar asnjë familje me një faturë më të rëndë nëse mbajmë edhe taksat më të ulëta në rajon” tha ai.