-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhi i vogëlushes përpara protestës së madhe: Babi vrapo se u çmend

Kryesoret

Ditën e sotme në orën 11:00 pritet që të zhvillohet protesta e madhe në Tiranë dhe në rrethe kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe ushqimeve.

Mbrëmë ishte nata e tretë e revoltës në Tiranë. Një numër i madh qytetarësh ishin para kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimeve.

Mes protestuesve ka qenë dhe kjo vajzë e vogël, e cila mbante në kurriz një parullë: “Babi vrapo, nafta është çmendur”.

Vetëm pak orë përpara nisjes së protestës së madhe në orën 11:00 në Tiranë dhe në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook siguron qytetarët se nga dita e sotme do të futet në fuqi bordi i administrimit dhe nuk do të ketë më abuzime me naftën.

Pjesë e bordit special do të jenë 5 përfaqësues të kompanive të furnizimit me karburante dhe përfaqësues të qeverisë, më konkretisht Ministrja e Financave, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtori i Tatimeve, Drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.

Kryeministri ka njoftuar se bordi do të caktojë çmimet e shitjes së naftës dhe ata që thyejnë rregullin, do të humbasin pikën e karburantit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit