Në orën 11:00 pritet që të nisë marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë. Policia e Shtetit është mobilizuar për protestën e sotme.
Furgonë të shumtë të FNSH-së janë vendosur në rrugën prapa Kryeministrisë dhe në pozicione të tjera kryesore, të gatshëm për të ndërhyrë nëse situata do të eskalojë. Ndërkohë që qytetarët kanë bllokuar autostradën Lezhë-Tiranë.
“Protestojmë për bukën e gojës. Unë jam vet i gjashti dhe nuk kam asnjë lloj të ardhur. Asnjë asistencë. Nuk e di se si i përballoj këto çmime. Nuk di se si do jetojmë”, u shpreh një qytetar.