Qytetetarët e Durrësit kanë dalë për të protestuar pasditen e sotme kundër rritjes së çmimit të naftës.
Ata kanë bllokuar për 40 minuta njërin krah të rrugës në stacionin e trenit.
Gjithashtu kanë ndërhyrë forcat e policisë që bënë të mundur largimin e qytetarëve dhe lirimin e rrugës.
Ditën e sotme u protestua dhe në qytetin e Tiranës ku nisi në Sheshin Skënderbej dhe përfundoi para Kryeministrisë.
Sërish ditën e nesërme në orën 11:00 qytetarët kanë thirrur një tjetër protestë.