-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Revolta e popullit: Ta nxjerrim Ramën zvarrë nga zyra, ta hedhim qelbësirën

Kryesoret

Prej orës 11 të paradites vijon protesta përballë Kryeministrisë. Edi Rama e provokoi turmën përmes një postimi në facebook, kur tha se ata që janë mbledhur dhe po protestojnë poshtë zyrës së tij janë “një pakicë e çartur”.

Kjo shkaktoi rebelim edhe më të madh te qytetarët. “Duhet ta nxjerrim zvarrë nga zyra e tij” tha një qytetar. “Ta hedhim qelbësirën, se na piu gjakun” tha një e moshuar.

“Frikacaku e ka blinduar kryeministrinë. Është i tmerruar nga revolta dhe shqiptarët e lirë” u shpreh një i ri. “Sapo jam kthyer për të jetuar në Shqipëri për të punuar dhe jetuar. Shpresoj që të jemi këtu cdo ditë, deri kur këta të reflektojnë” deklaroi gazetari Taulant Koplikaj.

“Edi Rama e ke humbur bastin me popullin, shikojë popullin, nuk të them dot më kryeministër. Je i dështuar. Këtu do të na kesh cdo ditë. Do të bëhemi si fantazma në shtëpitë tuaja” tha një qytetar i irrituar.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se qytetarët që kërkojnë largimin e tij janë shumicë dhe jo pakicë. “Thotë janë një pakicë e zhurmshme. Mielli është rritur, vaji, nafta, orizi, po çfarë tha shumica në këtë vend karkacela. Se ha ti karkacela me ata që ke pranë, nuk ha populli.

Varfëria ka kapur kulmin. Po vazhdoi kështu do të jemi të varfër. Ai është pakica. Ai e do dhe dashuron këtë krizë, sepse ka një shprehje; të pasurit në kohë krize bëhen më të pasur dhe të varfrit me të varfër që të na blejë lirë.

Por këtu janë shumicë dhe nuk ka kufi në botë që i rri përballë, sado i gjatë që të jetë ka fundin e tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit