Përpara Kryeministrisë mesditën e sotme kulmoi revolta tre ditore. Një numër i lartë qytetarësh nga Tirana dhe i gjithë vendi u mblodhën për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.
Banderola e madhe e kësaj proteste ka mbishkrimin “Boll na vodhët”, ndërsa një ditë më parë një tjetër banderolë shkruante “Shteti oligarkëve”.
Ata kanë shpalosur shtatë kërkesa dhe i kanë lënë afat deri në 14 mars për të reflektuar, në të kundërt do të ketë përshkallëzim.
























