Presidenti Ilir Meta ka reaguar për incidentet mbrëmjen e djeshme, në ditën e tretë të revoltës qytetare kundër rritjes së çmimeve.
“Skandal që meriton ndëshkim ligjor! Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?! Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të protestave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e paligjshme.
I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.
Një BRAVO E MADHE për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe frikësohet nga aktet e dhunës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim.
Protestat paqësore janë vetë demokracia” shkruan Meta.