Protesta kundër rritjes së çmimeve është zhvilluar edhe këtë të diel në sheshin Skënderbej, nga ku protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë dhe aktivisti Mirgen Qiraxhi i është kundërpërgjigjur deklaratës së Ramës ku e quajti protestën turpi i Shqipërisë.
“Jemi këtu në ditën e 5 të protestës së dinjetetit, nuk kemi turp të bashkohemi dhe të protestojmë. Kryeministër duhet të kuptosh që shumica është këtu dhe ti je izoluar mbas dyerve të hekurta. Turp është të thuash jemi në luftë dhe vet të shkosh në Dubai, turp është kur bomba bie në Ukrainë po viktima shënohet në Shqipëri,” u shpreh ai teksa theksoi se çdo ditë ata po fitojnë dinjitetin e tyre.