Etrit Berisha ka qenë protagonisti absolut në ndeshjen e mbyllur në barazim 1-1 mes Torinos dhe Interit. Portieri shqiptar kreu disa pritje fantastike, për t’u veçuar dy në pjesën e parë.
Fillimisht ai ndali gjuajtjen e Lautaro Martinez me kokë e më pas një goditje dënimi të Çalhanoglu.
Episode të cilat e bënë atë të 5-tin në renditjen e postimeve në Twitter në Itali gjatë zhvillimit të takimit në fjalë.
Sigurisht, pjesa më e madhe ishin elozhe për atë që kishte shfaqur në fushë portieri shqiptar, ndërsa nuk munguan as postimet e zakonshme humoristike. “Berisha sonte në ndeshjen ndaj Interit”, shkruanin tifozë të ndryshëm, duke vendosur në vend të fotos të portierit shqiptar, atë të legjendës ruse Lev Jashin.