-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Kamëz, humb jetën i riu në aksident

Kryesoret

Një 24-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të ditës së diel në Kamzë, mjeti del nga rruga.

Policia tha se dyshohet që shoferi të ketë humbur kontrollin e mjetit për arsye të paqarta. Ndërkohë i riu që mbeti viktimë udhëtonte me një tjetër person, i cili ka mbetur i plagosur.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit