Në të gdhirin e të dielës një 35 vjeçar nga Kosova ka telefonuar policinë dhe i ka treguar se gruaja e tij ishte në gjendje të rëndë.
Ishte ora 3.20 kur policia mësoi se kosovari kishte plagosur për vdekje bashkëshorten e tij. Patrulla e policisë ka gjetur dhe ka arrestuar autorin.
Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje.
Mbetet objekt i sqarimeve, nëse fëmijët kanë vënë re diçka nga krimi. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët.
Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar.
“Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, deklaron ajo.