Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka marrë një tjetër telefonatë pasditen e së dielës nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili nuk ka reshtur së shprehuri mbështetjen e tij ndaj Ukrainës gjatë agresionit rus.
Mediat britanike që kanë arritur të zbardhin bisedën shkruajnë se Johnson mësohet të ketë thënë se Putin nuk po teston vetëm Ukrainën, por të gjithë njerëzimin.
“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin”, ka thënë Johnson gjatë telefonatës së tij me Zelenskyn.
Gjithashtu Johnson dhe Zelensky dënuan vdekjen e gazetarit amerikan Brent Renaud dhe “ukrainasve të panumërt të pafajshëm”.
“Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik”, deklaroi Johnson gjatë bisedës së tij me Zelenskyn.