-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati i PD në Shkodër: Nuk e di a na lë LSI-ja të bashkohemi

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit, Xhemal Bushati, tha se bashkimi i demokratëve do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhë për partinë, por sipas tij, pengesë për këtë mund të bëhet Lëvizja Socialiste për Integrim.

LSI dhe Partia Demokristiane u regjistruan në zgjedhjet e pjesshme vendore si koalicion dhe në listat e tyre futën kandidatët e zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, pasi KQZ nuk e njohu si përfaqësues të Partisë Demokratike.

“Frymën  e bashkimit e kam pas kryesore në fushatën time. Kisha përballë Berishën, PDK, LSI, PSD e Tom Doshit e Bashkinë. Duhet strategji. Të hapim PD me të rinjtë, intelektualët. Jam dakord të bashkohemi, po s’e di a na lë LSI të bashkohemi. Nëse PD kthehet parti te vlerave do e shohin edhe shqiptarët se është parti e vlerave. Vetëm kështu ecim përpara”, citohet të ketë thënë Bushati në mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD, nga zyra e shtypit të kësaj partie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit