-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova vetëm ka kopjuar ligjet e BE, nuk i zbaton”

Kryesoret

Përafrimi i legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian (BE) është detyrim i të gjitha shteteve që synojnë anëtarësimin në Union. Ndonëse ligjet po mbështeten në praktikat evropiane zbatimi i tyre mbetet problem,  thotë profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti.

“Zbatimi i ligjeve është problematika kyçe në këtë drejtim. Vështirësi në kuptimin e zbatimit të ligjeve ka pasur dhe do të ketë. Qeverisjet e mira para së gjithash nënkuptojnë faktin e përcjelljes së zbatimit të këtyre ligjeve dhe adaptimit të situatave të reja në mënyrë që t’i shmangim dy situata. E para, vakuumin juridik, që të mos kemi situatë e cila nuk është e mbuluar me ligj dhe e dyta kolizionin e ligjeve kur një situatë rregullohet përmes dy ligjeve”.

“… çfarëdo legjislacioni që miratohet qoftë në Qeveri apo Parlament ka të bashkangjitur deklaratën financiare pra koston se sa kushton zbatimi i atij ligji dhe sa është i harmonizuar me ligjin e BE-së. Mendoj që në këtë drejtim jemi mirë ndonëse mbetet edhe shumë për t’u bërë sepse po flasim për volum shumë të madh të ligjeve të cilat shteti duhet t’i përafrojë para se të bëhet pjesë e BE-së”.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se Kosova qëndron më mirë se sa vendet e rajonit në aspektin e harmonizimit të ligjeve me legjislacionin e BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit