-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosovës t’i hiqen vizat”

Kryesoret

Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heqë vizat për Kosovën si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetin e Kosovës.

Këto komente eurodeputeti bullgar, Kyuchyuk i bëri pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia.

“Është koha që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin vendin për të ecur përpara në integrimin euroatlantik. Ky ishte mesazhi im për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz”, ka shkruar Kyuchyuk në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit