Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelitë dy të arrestuarit gjatë protestës së ditës së enjte për rritjen e çmimeve në qytetin bregdetar.
Gjyqtar Markelian Koça, vendosi për dy të rinjtë, Endri Smeli, 21 vjeç dhe Alehandro Basho, 33 vjeç, masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Protestuesit u arrestuan pas bllokimit të rrugës të enjten, për rritjen e menjëhershme të çmimit të karburanteve dhe si pasojë edhe e produkteve të tjera.