-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paloka: Basha ka të drejtë kur thotë që nuk ka humbur asnjëherë, ja pse nuk dorëhiqet

Kryesoret

Edi Paloka ishte ndër të parët që braktisi Lulzim Bashën pasi ai përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën. Paloka ka reaguar me ironi në Facebook ndaj dy deklaratave të fundit të Bashës, ku kreu demokratët është shprehur se nuk ka humbur asnjëherë dhe se është i gatshëm të bëjë çdo gjë përveçse të japë dorëheqjen.

Paloka “legjitimin” këto dy deklarata duke argumentuar se Basha nuk ka humbur pasi pas çdo humbje të PD atij i janë shtuar pasuritë.

“Sinqeriteti i L.B

Dy herë, me dy deklarata të tij së fundmi, L.B është treguar vërtetë i sinqertë!

Deklaroi se “nuk ka humbur asnjëherë” !

Shumë e vërtetë, ai nuk ka humbur asnjëherë, përkundrazi pas çdo humbjeje të PD, atij i janë shtuar pasuritë. Ata që kanë humbur kanë qenë demokratët.

Tani deklaron se është gati të bëjë çdo gjë që ka në dorë, por jo dorëheqjen që i kërkon grupi i tij. Kjo për arsyen e thjeshtë se dorëheqjen nuk e ka në dorë ai, po ata që e mbajnë peng!

Por as PD, as demokratët nuk mund të mbeten peng i tij. Tani rruga për t’u ndjekur dihet . Secili bën zgjedhjen e tij”, mbyllet postimi i Palokës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit