-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Boll na vodhët

Kryesoret

Qytetarët po marshojnë përpara kryeministrisë. Sot është dita e 5 e protestave, në kuadër të rritjeve të çmimeve.

Ata mbajnë një pankarte të madhe ku shkruhet “ Boll na vodhët”.

E nisur më 8 mars, qytetarët kërkuan fillimisht uljen e çmimit të karburanteve. Kjo pasi asokohe, çmimi i naftës – brenda 24 orëve – u rrit me 30-35 lekë.

Edhe pse Qeveria në një vendim të menjëhershëm vendosi që të krijojë një Bord të Mbikëqyrjes për naftën.

Në mbledhjen e 12 marsit, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ që monitoron çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.

Në zbatim të këtij akti u mblodh menjëherë Bordi i Transparencës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Në mbledhjen e tij të parë, ky bord vendosi se çmimi shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit “SSH EN 590” për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.

Reagimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama, shpesh, ka përsëritur se ndihej i turpëruar se, Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Evropës ku protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë.

Por ai pavarësht protestave, prerazi, tha se taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet.

Ai solli sërish në vëmendje, së fatura e energjisë prej muaj nuk është prekur dhe se familjarët dhe biznesi i vogël nuk e paguan vetë, por e paguan së bashku me Qeverinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit