Ndërsa në PD vijon të mbahet kolegji i kryetarëve ku shumë drejtues të PD kanë shprehur mbështetjen e tyre për Bashën, Salianji ka bërë një postim në Facebook, ku i kërkon edhe njëherë tjetër dorëheqjen kryetarit.
Salianji shkruan se zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu!
Për Salianjin, dorëheqja është akt i ndërgjegjes. “Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!
Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu!
Për interes të Partisë Demokratike shumica e grupit parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin!
Vota ishte kundër tij!”