-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Rama po j’u hedh hi syve shqiptareve, 60% e çmimit të naftës shkojnë për oligarkët

Kryesoret

Nënkryetarja dhe deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili foli sot për paketën e rezistencës sociale. Tabaku deklaron se Rama i hedh hi syve shqiptarëve. Sipas saj, 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo për qytetarët.

Fasada e ndihmës Ramës!

Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera.

Inflacioni po prek nivele të pamenduara!

Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët.

Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë.

Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria I merr për tia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera.

Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.

Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë.

Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit