Arrestohen në Bari 4 shtetas shqiptarë të akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar. Me urdhër të Prokurorisë së Barit, Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka arrestuar 4 shqiptarë banues prej vitesh në Itali e të akuzuar për akte terrorizmi ndërkombëtar.
Arrestimet janë kryer në provincën e Barit e të Cuneos.
Detajet e operacionit priten të zbardhen në konferencën e shtypit që do të mbahet paraditen e sotme më Drejtorinë e Antimafias së Barit.