-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finalizohet operacioni “Valencia”, arrestohen dy vellezërit shqiptarë në Spanjë

Kryesoret

Është finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”, i realizuar nga Fast Albania dhe Fast Spain.

Ata kanë arritur të arrestojnë dy vëllezër të shpallur në kërkim në qytetin e Spanjës.

Për 37-vjeçarin E.K. dhe 41-vjeçarin M.K., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg” për vepra penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve”.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”.

Operacioni u realizua nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me Fast Spain dhe me Interpolin e të dy vendeve.

Kapen dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Spain për vendndodhjen e dy vëllezërve në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.

Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore Fast Albania si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit për të vepruar si të barabartë me homologët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit