-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kërkoi Kurti dorëheqjen? “Shpërthen” Gërvalla: Ju vetëm shpikini, shani dhe fyeni

Kryesoret

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka reaguar ashpër pas raportimeve se i është kërkuar dorëheqja nga shefi i qeverisë, Albin Kurti. Ajo tha se këto janë “shpikje, sharje, fyerje e gënjeshtra”, ndërsa theksoi se koalicioni mes Listës Guxo dhe LVV-së është i qëndrueshëm dhe unik.

“Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, asnjë herë më parë, që nga pavarësia e këndej, nuk kanë qenë kaq unik dhe nuk i kanë bashkërenduar kaq mirë veprimet dhe vendimet e tyre në të mirë të forcimit të shtetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës”.

“Masat e menjëhershme dhe të suksesshme të qeverisë për të mos lejuar rritjen artificiale dhe të shfrenuar të çmimeve, krijimin e panikut dhe zhvatjen e skajshme të qytetarit, tek ata që duan ta zhbëjnë 14 shkurtin 2021, natyrisht që krijojnë shqetësim dhe ngjallin fantazi dhe epshe të pakontrolluara.

Shpikin, shajnë, fyejnë, gënjejnë”, tha drejtuesja e Listës Guxo, listë e cila garoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në listën e LVV-së, të cilës aso kohe i printe tashmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit