-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-ambasadori kritikon Ramën: Je një servil që jep jetën për Vuçiçin

Kryesoret

Ish-ambasadori Shaban Murati ka reaguar lidhur me “Ballkanin e Hapur”. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se udhëheqësit e Shqipërisë jepnin jetën për Titon, për Stalinin e për Mao Ce Dunin.

Por, ai ka thënë se të japësh jetën për Vuçiçin, ta duash Vuçiçin më shumë se Kosovën, dhe t’u thuash shqiptarëve se “Ballkani i hapur” i Vuçiçit po ju mban me bukë e kalon çdo kufi të servilizmit diplomatik dhe tregon që Shqipëria ka kapur fundin e llahtarshëm të mosekzistencës.

Postimi i tij i plotë:

Degradim

Udhëheqësit e Shqipërisë jepnin jetën për Titon. Jepnin jetën për Stalinin. Jepnin jetën për Mao Ce Dunin.

Por të japësh jetën për Vuçiçin, ta duash Vuçiçin më shumë se Kosovën, dhe t’u thuash shqiptarëve se “Ballkani i hapur” i Vuçiçit po ju mban me bukë, sepse do na japë grurin për të cilin ka kontrata të nënshkruara, kjo kalon çdo kufi të servilizmit diplomatik dhe tregon që Shqipëria ka kapur fundin e llahtarshëm të mosekzistencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit