-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nafta rrit çmimin e biletës për studentët dhe pensionistët në Kosovë

Kryesoret

Përveç shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe produkteve esenciale, Kosova është duke u përballur edhe me shtrenjtimin e naftës, ku si pasojë është shtrenjtuar edhe bileta e autobusëve.

E një gjë e tillë është mjaft e vështirë për qytetarët, të cilët udhëtojnë nga vendet e largëta për në kryeqytet dhe jo vetëm.

Por më të shqetësuarit në këtë mes ishin studentët dhe qytetarët pensionerë, të cilët kanë thënë se rritja e çmimit të biletës në këtë periudhë është mjaft e paarsyeshme.

Qytetari Aziz Salihu, njëherësh edhe ish-bokser i ka thënë Ekonomia Online se një situatë e tillë e krijuar kohëve të fundit është e padurueshme për popullin.

“Kjo është marri. Po shihet populli ynë sa është në krizë. Po çuditem, një ditë veç kur t çohen krejt e t’ bëjnë çmos. Marre, marre është për ne si Kosovë. Njeriu është i sëmurë dhe nuk ka pare me shku tek mjeku. Po çuditem ky popull si po duron. Një ditë kanë me u zgjuar në këmbë e kanë me ba llam”, tha Salihu.

Ndërkaq Adelina Çekaj tha se Qeveria duhet ta rregullojë harmonizimin mes pagave të qytetarëve dhe rritjes së çmimeve, në mënyrë që të dilet nga kriza, ku si pasojë e kësaj krize thotë se ka ardhur deri te rritja e çmimit të biletave.

“Këtë problem është Qeveria ajo që duhet ta rregullojë. Në çoftë se rritja e çmimeve po ndodh kudo çoftë tek produktet bazike ushqimore, atëherë ajo ndiko edhe tek produktet e tjera çoftë ajo tek biletat e udhëtimit dhe normalisht që i prek kategoritë me asistencë sociale, studentët. Nëse veç po rriten çmimet atëherë duhet me u rrit edhe pagat. Duhet me u rritë edhe pensionet dhe duhet me pas mbështetje për krejt kategoritë”.

Kurse qytetari Çlirim Latifi tha sa se shtrenjtimi i biletës për të si student është problem shtesë i cili krijon vështirësi.

“Shtrenjtimi i biletave është i paarsyeshëm për shkak se veç edhe jemi në një lloj krize, tash për ne studentët është hala edhe më problem, dhe nuk besojë që ka qenë gjest i mirë”.

Ndërsa Muhamet Tahiri mbetet me shpresën se Qeveria e vendit do të gjejë ndonjë zgjidhje për mos shtrenjtimin e biletave.

“Mendojë se biletat janë shtrenjtuar shumë sidomos për studentë dhe pensionistë, por edhe të papunësuarit. Besojë që Qeveria e bënë ndonjë zgjedhe. Dyshoj shumë, por prapë besoj”.

E Ardian Totaj tregon përvojën e tij të udhëtimit gjatë ditës së premte, ku tha se bileta ishte shtrenjtuar.

“Shtrenjtimi i biletës nuk është i arsyeshëm sidomos për studentët duke marrur parasysh rrethanat në të cilën gjendemi. Edhe se e pash që vendimi është për t’u përgjysmuar unë kam udhëtuar të premten dhe bileta ka qenë e shtrenjtuar”.

Ndërsa Jehna Gogjufi i tha Ekonomisë Online se si student është mjaft e vështirë të shtrenjtohet bileta, pasi ka edhe shpenzime të tjera që duhet mbuluar.

“Është e vështirë se ne jemi studente, shumica jetojnë larg, ka që vijnë prej qyteteve të ndryshme të Kosovës. Ka mundësi që kanë me i pagu dy ose tri bileta. Për ne është shumë vështirë sepse ne na duhen të holla edhe për shpenzime të tjera si student. Është zor edhe me punua edhe me i krye studimet e sidomos në këtë kohë të vështirë tash”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit